20,04,2024

Zëvendësministri Mustafa priti në takim zëvendësministrin e Brendshëm të Maqedonisë Agim Nuhiu

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa ka pritur sot në takim një delegacion të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Nuhiu.

Në këtë takim të dy zëvendësministrat biseduam për marrëdhëniet shumë të mirë ndër fqinjësore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë dhe u vlerësua se situata e përgjithshme e sigurisë në të dy vendet është shumë e mirë.

“Institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës janë vlerësuar ndër institucionet më të besuara në Kosovës , me theks të veçantë Policia e Kosovës, e cila  ka shënuar ngritje të lakmueshme të performancës. Gjithashtu, jemi shumë të fokusuar në çështjet e  bashkëpunimin ndërkombëtar sa i përket fushës së sigurisë dhe në këtë drejtim Republika e Kosovës ka shënuar rezultate pozitive, e ku njëra nga pikat kyçe është edhe bashkëpunimi rajonal. Marrëveshja mes dy shteteve për kalimin e kufirit me letërnjoftim është shumë e rëndësishme për qytetarët e të vendeve tona”, tha zëvendësministri Mustafa,

Po ashtu zëvendësministri Mustafa vuri në dukje se Kosova qëndron mirë sa i përket luftimit të narkotikëve, si dhe realizimit të Strategjisë për Siguri Kibernetike, dy fusha këto në të cilat kërkohet bashkëpunim edhe më i madh mes dy shteteve tona, duke ofruar si mundësi në realizimin e fushatave vetëdijesuse, si dhe organizmin e konferencave të përbashkëta.

Ndërsa zëvendësministri i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu falënderoi zëvendësministrin Mustafa për pritjen  dhe vuri në dukje se interesi i tyre bazohet në bashkëpunimin mes dy vendeve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke premtuar përkrahjen e Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sigurisë.

Të dy zëvendësministrat u dakorduan që do të bëhet përpjekje intensive për hapjen e re të pikë kalimit mes të dy shteteve,  njohjen reciproke të patentë shoferëve, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ri-pranim .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img