28,03,2024

Zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Chrisitna Gehlsen viziton qytetin e Kaçanikut

Must Read

Zëvendës Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë znj. Chrisitna Gehlsen, e shoqëruar nga Bashkëshortja e ish ambasadorit Wollfgang Ischinger znj. Barbara Ischinger, vizitoi qytetin e Kaçanikut. Zëvendës ambasadorja fillimisht u takua me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në ndërtesën komunale.

Kryetari Ilazi me këtë rast falënderoi zëvendës ambasadoren për vizitën në Kaçanik, ndërsa shtoi se kënaqësia ëhstë edhe më e madhe kur Gjermaninë e kemi shtet mik, aleat tradicional i shqiptarëve. “ Falenderoj Gjermaninë për përkrahjen që i ka bërë gjithmonë shtetit të Kosovës e madje edhe në ditët më të vështira të mbijetesës në vitet 1998-1999, ndërsa kontribut të madh shteti gjerman dha edhe në ndërtimin e institucioneve në periudhën e pasluftës në Kosovë, ndërsa në Kaçanik vlen të përmendet edhe bashkëpunimi i madh me organizatën gjermane GIZ “ tha mes tjerash Kryetari Ilazi.
Nga ana tjetër zëvendës ambasadorja Chrisitna Gehlsen, falënderoi Kryetarin Ilazi për pritjen, ndërsa shtoi se ambasada zakonisht është e fokusuar të punoj me institucionet qendrore, por edhe me organizata për të zhvilluar aktivitetin dhe përkrahjen me komuna siç është GIZ-i që ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në qytetin e Kaçanikut.
Nga ana tjetër Barbara Ischinger – bashkëshortja e ish ambasadorit Wolfgang Ischinger dhe nëna e Florian Isschinger, emrin e të cilit mban shkolla në fshatin Sllatinë, falënderoi kryetarin dhe stafin komunal për pritjen, ndërsa shtoi se ka shumë ndryshime për të mirë, krahasuar me dhjetë vite me parë kur kishte vizituar Komunën e Kaçanikut, kurse u interesua të dijë më shumë rreth gjendjes së shkollave të Komunës së Kaçanikut. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, tha se numri i nxënësve në Komunën e Kaçanikut vazhdimisht është në rënie, ndërsa tha se shkollat kanë nevojë më shumë për infrastrukturë të zgjeruar shkollore, kurse falënderoi organizatat gjermane që kanë investuar në arsim në Komunën e Kaçanikut.
Nga ana tjetër Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi tha se fshati Sllatinë tashmë është lidhur emocionalisht me familjen Ischinger, dhe gjithmonë është falënderues për ndihmën e bërë në këtë fshat.
Shkolla në fshatin Sllatinë është ndërtuar pikërisht nga donacioni i familjes Ischinger dhe tashmë mbanë emrin e djalit të tyre të ndjerë “ Florian Ischinger”.
Më pas delegacioni nga ambasada gjermani shoqëruar nga Kryetari Ilazi dhe një pjesë e stafit ekzekutiv, vizituan fshatin Sllatinë përkatësisht Shkollën Fillore “ Florian Ischinger”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img