26,04,2024

Zemaj tregon gjendjen shëndetësore të qytetarëve nga Ferizaj që po trajtohen në Turqi e Austri

Must Read

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të qytetarëve që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.

Ministri falënderoj shtetin e Turqisë dhe Austrisë për ndihëm e ofruar.

“Nga kontaktet ditore që kemi me ambasadorët tanë në Turqi dhe Auistri na është bërë e ditur që po vazhdon trajtimi i qytetarëve tanë që gjenden në këto shtete. Nga katër pacientët që kemi dërguar në Turqi, zonja Fatime Haxhiademi dhe Faruk Salihu janë në intubacion ndërsa Edon Bekteshi dhe Genc Sopa i janë nënshtruar operimit dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka shtuar se edhe gjendja e dy qytetarëve që po trajtohen në Austri është stabile.

“Fidan Gashi dhe Enver Xhokli që janë në Austri janë në trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tyre është stabile”, tha Zemaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img