25,04,2024

Z. Marko Gjuriq mos shikoni ëndërr me sy hapur!

Must Read

Shkruan: Hanife Salihu

         Z. Gjuriq, është mirë që mos të mundoheni të fitoni poena politik me deklarata që as në ëndërr nuk do t’i shihni. Është mirë që; karshi popullit t’uaj të jeni i arsyeshëm dhe i matur në deklaratat e juaja. Pasi që, duke u thirrur një një “institution” që në fakt edhe ai “institucion”nga qeveria e Beogradit është formuar vetëm për poena politik, në mënyrë që kur t’ju nevoiten votat e pakicës serbe në Kosovë t’a mbështesin njërën apo tjetrën parti politike. E ato parti në fakt krijojnë iluzione për serbët e Kosovës duke u thirrur në “patriotizëm” në “patriotizëm të panevojshëm” dhe të” parealizueshëm” pasi që Kosova z. Gjuriq, jo nga viti 2008 që ka përfunduar historinë me vendin tuaj e cila ka qëne okupatore në Kosovë, por, që nga qershori i vitit 1999 është liruar nga thundra e juaj e rënd e cila morri jetra të shumë njërëzve në Kosovë, duke mos kursyer as fëmijë .

Pikërisht sot, një mike e imja ia uroj nipit ditëlindjën në mungësë, e ai është Kreshnik Hoti nga Krusha i cli nuk jetonë më, dhe pse ai nuk jeton më, jeni Ju shkaktar me qevërinë e juaj z. Gjuriq!

Pra, që në moshën 14 vjecare e privuat nga jeta Kreshnikun me të atin e tij.

Prandaj, mos jepni deklarata të ndërtuara mbi gënjeshtëra, se bukur mirë ju e dini që ky kapitull për Kosovën është i mbyllur. Ju sa mundoheni të mbani fitilin e “patriotizmit të dhezur” te serbët e Kosovës është mirë që të mos arrin deri në atë pikë sa që pakica serbe në Kosovë t’iu kërkon llogari, kuptohet ata që i shijojnë “karamelat e ëndrrës suaj”. Ngase pakica srbe në Kosvë është e integruar dhe ata që janë vizionar e kanë kuptuar që Kosova tani më është shtet më vete dhe nuk do të ketë kthim mbrapa asnjëhere.

Kosova është në rrugë të mbarë si asnjëherë më parë. Kjo rrugë e mbarë ju mundësua pas një shekulli, pikërisht nga viti 1999-të, po ashtu është e qetë dhe sigurt. Por, mos u merakosni Ju se, Kosova pas 50 viteve do të jetë një  modeli vecantë,  të jeni të sigurt në të edhe ju si fqinjë keni me marr shembyllë Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img