24,04,2024

Rritet çmimi i bukës në Ferizaj

Must Read

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Çmimi i bukës është rritur në 0.40 cent edhe në komunën e Ferizajt, ku përveç bukës rritje të çmimit ka pasur edhe në byrek që me çmim të tanishëm është bërë 0.80 cent.

Furrtarët ferizajas thanë se ngritja e çmimit të miellit ka ndikuar edhe tek ngritja e çmimit të bukës.

“Nuk është vendim i imi ky por është vendim i krejt furrave, arsyeja që është ngritur çmimi i bukës është ngritja e çmimit të miellit, kështu që të gjitha shpenzimet shkojnë paralel dhe ne jemi të obliguar me rrit, arsyeja kryesore është taksa, neve na kushton ndoshta, por ia vlen se e dimë që nuk punojmë me një armik, ndërsa sa mund ta furnizoj qytetarin Kosova me miell nuk e di, por furnzimi me miell është bërë gjithmonë nga Serbia dhe tash që e kemi ndërprerë ka reflektuar edhe tek çmimi, arsyeja kryesore është taksa, kurse çmimi i miellit është diku 0.37 cent”, theksoi Imri Xhafa, pronar i furrës “Xhafa” në Ferizaj.

Ngritjen e çmimit të bukës nuk e mirëpritën qytetarët ferizajas.

“Jam informuar mbrëmë se është ngritur çmimi i bukës, nuk e kemi pritur mirë, nuk është lajm i mirë, por e kanë vendosur furrat dhe ne duhet të pajtohemi, taksa ka ndikuar në rritjen e çmimit të xhepit tonë, është e dëmshme për popullin pasi 40 cent është shtrenjtë, një familje 5 anëtarëshe 3-4 bukë me i ble kushton”, tha Sami Hasani.

“Sot është ngrit çmimi bukës e dinë ndoshta furrtarët më mirë, por nuk është e arsyeshme, ne duhet t’i shfrytëzojmë rezervat që i kemi e pastaj të ndërmerren veprime të tjera”, tha Ismet Maliqi.

“Nuk është mirë ngritja e çmimit pasi ndikon direkt tek popullata’’, tha një tjetër qytetar.

Kosova asnjëherë nuk ka arritur të përmbush në tërësi nevojat e veta për grurë. Sipas të dhënave zyrtare, Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimin e grurit, me vetëm rreth 50 për qind.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img