02,07,2025

Ymeri: Thaçi të luftohet deri në gjunjëzim

Must Read

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se largimi i Hashim Thaçit nga pushteti bëhet vetëm duke luftuar vendimet e tij

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit.

Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë.

Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img