Lajme

Ymeri takon shefen e re të BE-së në Kosovë: Kosova ka nevojë për ndryshim të qeverisjes


Publikuar më:


Në këtë takim siç ka njoftuar Ymeri me anë të një postimi në facebook  ai e ka njoftuar përfaqësuesen e BE-së, për qëndrimet e Vetëvendosjes lidhur me integrimin e Kosovës në BE.

Ymeri po ashtu në këtë takim ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit politike dhe të qeverisjes, përcjell lajmi.net.

“E njoftova znj. Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë si dhe me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Comments
To Top