28,03,2024

Ymeri për Haradinajn: Ai keqpërdori emrin e Adem Jasharit

Must Read

FotorCreated-650x358

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se Ramush Haradinaj e ka keqpërdorur emrin e Adem Jasharit kur e përmendi atë lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj kishte deklaruar se ai nuk ‘rrahet me policë dhe nuk shkrryhet si Visar Ymeri’ pasi i përket një gjenerate tjetër, asaj të Adem Jasharit.

“Në emër të një partneriteti opozitar i kam përkrah, po nuk është akt që muj me ba, sepse unë para se me gjuajte gaz, kam gjuajt antitank, kam gjuajt tanke, unë nuk jam aty me shku me u qkrry, unë një herë m’ka prek rusi me dorë po e dini që jam mytë me ta, u kon te ura e caktueme. Unë s’jom si Visar Ymeri ose si ky tjetri, unë jam gjeneratë tjetër, unë kam ra nëpër do sene tjera, unë ndoshta keni harru po unë jam kanë në gjeneratë me Adem Jasharin, qysh ka luftu ai me 5,6,7 mars unë kam luftu me 27, unë nuk muj tash me hy me qeto sportet e vogla, nëse është nevoja me mbrojt Kosovën në kufi, hajdeni me mua, vij, po unë s’muj me shku aty me u rre me policë temin”, kishte thënë Haradinaj.

Ymeri thotë se përdorimi i emrit të Adem Jasharit në këtë rast është i gabuar.

“Një çështje që mu ka duk edhe e gabuar edhe jo e saktë edhe e ekzagjeruar edhe e panevojshme ka qenë përdorimi i emrit të Adem Jasharit në një shpjegim të tillë për një situatë në të cilën kemi qenë në Kuvend. Nuk mendoj që emri i Adem Jasharit duhet të keqpërdoret në këtë mënyrë’, tha Ymeri në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV 21.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img