Lajme

Ymeri: Kosova në MSA më shumë shihet si pjesë e Serbisë


Publikuar më:


Visar_ymeri-kp-780x439

Kryeministri Isa Mustafa tha se me nënshkrimin e MSA-së, Kosova e ka nënshkruar një ndër reformat më të mëdha të vendit.

Sipas tij, me këtë marrëveshje Kosova ka lidhë marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe Qeveria do të punojë shumë që kjo marrëveshje të zbatohet.

Por, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se politikanët tanë dhe institucionet e vendit anëtarësimin tonë në BE e kanë shndërruar në një mit.

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë se Kosova është afër BE-së dhe ka shtuar se MSA-ja ka probleme me BE-në, sepse sipas tij Kosova në MSA më shumë shihet si pjesë e Serbisë se sa si shtet i ndarë.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se problemet e Kosovës janë më të thella se sa shihen. Ai tha se Kosova ka bërë gabime në hapa gjatë integrimit në BE.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi tha se Kosova ka qenë më mirë para 7-8 vjetëve se sa sot.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se MSA ofron perspektivë për Kosovën, por shtoi që pret që Kosova të ketë liberalizim të vizave. Ai i ka thënë përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zbogar që Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk lëviz lirshëm duke e pyetur se çka kanë dallim qytetarët e Kosovës nga ata të rajonit apo BE-së që të jenë të izoluar tash e tetë vjet.

Veseli përmendi se Kosova është vendi i vetëm që e feston ditën e Evropës.

Por Veselit nuk i ka pëlqyer futja e fjalës ‘Serbi’ në fjalorin e kolegëve politikanë, duke thënë se “ ne nuk po flirtojmë me Serbinë, e ju po i mbani pushkët në krah kundër Serbisë”.

Të gjitha këto deklarata janë bërë në tryezën “Si ta shndrrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?” organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime ./kp

Comments
To Top