27,04,2024

Xhiro e X-të në Ligën e Institucioneve sjelle sfida interesante 

Must Read

Shtime,27 Prill 2016

Sontë në mbrëmje priten të zhvillohen gjashtë takimet e parapara për xhiron e X-të në Ligën e Institucioneve në Shtime.

Në ndeshjen e parë KF Vjosa e Ibrahim Halilit do të përballët më KF Idriz Ajetin nga Pjetërshtica  ku kjo e fundit do të luaj pa Bujar Rizanin e lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Pastërtisë ndërsa tek Vjosa Fatos Sokoli do të provoj të shënoj edhe ndaj Idriz Ajetit ku do të kërkojë ta thejë rekordin e Gëzim Tërpezës së Polcisë së Kosovës duke shënuara gola në cdo xhiro pasi që deri tani vetëm Sokoli ju ka afruar një statistike të tillë.

Në ndeshjen e dytë Behxhet Fazliu dhe Emin Duraku&Skënderbeu i tij do të përballet me Komunën e Shtimes e cila më shumë se kurr ka nevoje për fitore pasi që kërkon të këndellet por dihet se do ta ketë tejet vështirë kundër një skuadre si EDS pasi që dihet se aty janë Veseli,Syla,Mehmeti,etj.

Kampionët në fuqi do të testojnë veten me Këshillin e Bashkësisë Islame në një takim ku pa dyshim se FSK është favorit por edhe KBI Shtime ka një skuadër që kur është në formë të mirë din të mposhtë cdo kundërshtarë.

Pastërtia do të luaj ndaj një rivali jo të lehtë , skuadra e Ferid Bilallit sontë luan ndaj Shkollës së Mesme ku nëse për këtë të fundit në formacin është edhe Alban Gashi atë here skuadra e Pastërtisë vështirë se mund të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Derbit do të luhen në fund ku fillimisht QIRSKP do të pres kampionët e Protect System Cup Bajram Currin&Lasgush Poradecin në një takim që përcakton shumë gjëra për pole position dhe ligën e kampionëve e pas saj mënjherë nje ndeshje tjetër që sjelle emocione të shumta, qytetarët aktiv të Shoqërisë Civile përballen me Këshillat Lokal të Bujar Osmanit në një takim ku rëndësia e fitores është e madhe sidomos për Shoqërinë Civile e cila ka për objektiv njërën nga pozitat që dërgojnë në Play OFF.

Liga e Institucionev Shtime , cdo të mërkurë nga ora 19:00 deri në ora 23:00

13055471_461904600669339_3335602652033847425_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img