27,04,2024

Xhemile Murati-Shabani: Ferizaj mirëpret mërgimtarët

Must Read

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për “Ditët e Mërgatës”, ku do të organizohen shumë aktivitete kulturore dhe sportive për nder të tyre.

Për këtë qëllim tashmë Drejtoria e Kulturës, ka bërë edhe agjendën e aktiviteteve që pritet të zhvillohen nga data 29 korrik deri me 14 gusht.
Me këtë rast në një konference për medie, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohë do të ketë aktivitete nga më të ndryshme në mënyrë që mërgimtarët tanë të ndjenë vetën mirë në qytetin e Ferizajt.

“Brenda kësaj kohe do të kemi shumë ngjarje kulturore dhe sportive duke filluar nga data 29 korrik ku do të mbahet një defile-koncert për fëmijë më grupe të ndryshme kulturore e sportive për fëmijë duke filluar nga ora 10:00 në sheshin e qytetit për të vazhduar tutje me një koncert të Mentor Hazirit, do të ketë edhe koncert për të rinjët, do të mbahet po ashtu edhe festivali për fëmijë “A-Mol”, do të ketë edhe hiking me shoqëritë bjeshkatare nga Ferizajt, si dhe në bjeshkët e fshatit Jezerc do të ketë aktivitete kulturore-artistike kushtuar mërgimtarëve”, ka thënë drejtorja Xhemile Murati –Shabani.

Sipas drejtores Xhemile Murati-Shabani, vëmendje e madhe kësaj herë i është kushtuar aktiviteteve kulturo-artisitike.

“Me datën 2 gusht do të ketë koloni artistike me mërgimtaret nga shoqata “Zef Kolombi”, ndërsa në orën 20:00 në sheshin e qytetit do të jetë një gala koncert me artistët Arif Vladi e Kastriot Tusha”, është shprehur ajo, përderisa ka shtuar se e veçantë e këtyre ditëve do të jetë edhe panairi i librit i organizuar nga Klubi letrar “De Rada”.
Për detaje të tjera, ndiqni konferencën e drejtores së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img