Lajme

WikiLeaks publikon gati 300 mijë emaila të Erdoganit


Publikuar më:


WikiLeaks ka publikuar 294,546 email-e së bashku me mijëra dosje tjera që i përkisnin domenit kryesor të partisë së Recep Tayyip Erdoganit.

Emaili i fundit që është dërguar nga adresa e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është më 6 korrik. Këto dhe emailat që prej vitit 2010 janë publikuar nga organizata për zbulimin e sekreteve.

“Duhet të theksohet se emailat që lidhen me këtë domen janë përdorur më shumë për problemet botërore sesa për çështjet e brendshme”, njofton WikiLeaks në faqen e saj zyrtare, transmeton Koha.net.

WikiLeaks ka njoftuar se emailat i ka siguruar një javë para se të ndodhte tentim grusht shteti i së premtes në Turqi.

“WikiLeaks ka vazhduar me publikimin si kundërpërgjigje për spastrimin e qeverisë pas tentim grusht shtetit”, ka shtuar organizata e publikimit të sekreteve.

“Ne kemi verifikuar materialet dhe burimet, të cilat nuk lidhen, në asnjë mënyrë, me elementet prapa tentim grusht shtetit, ose partive rivale”.

Comments
To Top