29,03,2024

VV nuk merr pjesë në protestën e 14 Majit? (Video)

Must Read

albin-kurti-foto-xhemail-sllovinja-18-650x358

Anulimi i protestës së 26 Marsit, që po njihet ndryshe si momenti i thyemjes zyrtare të bllokut opozitar, i ka largue në masë të madhe Vetëvendosjen, AAK’n dhe Nismën nga njana-tjetra.

Edhe pse në paraqitjet e tyne publike mbas 25 Marsit e tutje, 3 partitë opozitare vazhdonin me deklarue se protesta nuk asht anulue, por veç asht shtye, tash ata po shihen të ndame sa i përket vendimit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, që e shpalli 14 Majin si ditën e protestave të ardhshme.

Mbas këtij vendimi të AAK’s, reagoi zadhanësi i VV Frashër Krasniqi, i cili e quejti këtë vendim të ngutshëm dhe krye në veti, tu’ deklarue se VV nuk di asgja rreth kësaj proteste. Por zadhanësi i VV nuk dha përgjigjje të saktë nëse kanë me iu bashkangjitë ose jo AAK’s në protestën e 14 Majit.

Në anën tjetër, Televizioni Rrokum ka kontaktue edhe me zadhanësit e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dhanë përgjigje krejt ndryshe nga pyetja e jonë. Edhe pse natyra e pyetjes ishte se a kanë me iu përgjigjë pozitivisht ftesës për protestë, ata kthejnë si përgjigjje, kopjimin e stausit të Frashër Krasniqit.

Mirëpo burime të Televizionit Rrokum mbrenda Vetëvendosje tregojnë se kjo Lëvizje nuk ka me marrë pjesë në protestë.

Nga ana tjetër, shefi i ri i grupit parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj thotë se ende nuk kanë përgjigje zyrtare prej VV’s. Ai shpreson se kanë me marrë përgjigjje pozitive. Ai gjithashtu tha përmes telefonit se shumë shpejt kanë ma u takue me dy partitë tjera opozitare dhe me u dakordue edhe njiherë për proceset që po vijnë.

Në anën tjetër Nisma për Kosovë ka konfirmue menjiherë se ka me marrë pjesë në protestën e 14 Majit.

https://youtu.be/vUzqfS-kCM8

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img