25,04,2024

VV: Nën emërtesën Liria e Lëvizjes, po mohohet shtetësia e Kosovës

Must Read
Aida Dërguti

Ajo tha se qeveritë e negociatave me Serbinë gjithnjë na kanë thënë se po bisedojmë me qëllim forcimin e shtetësisë së Kosovës, por tha se “ne po jemi dëshmitarë që forcimi i shtetësisë përballë Serbisë po mbetet vetëm në deklaratat e Edita Tahirit, Thaçit, Mustafës e së fundi dhe Veselit”.

“Para 5 viteve në korrik të vitit 2011 u propagandua si një arritje e jashtëzakonshme marrëveshja e quajtur “lëvizja e lirë”. Por nga teksti i saj u kuptuar se ishte në fakt një problem i ri për shtetësinë e Kosovës. Në pikën 9 të asaj marrëveshje thuhej se “Si masë kalimtare, për cilindo pronar automjetesh që dëshiron, do të vihen në dispozicion targa të përkohshme, në pikëkalimet kufitare/administrative. Kufiri verior i Kosovës u rishfaq në dokumente si i kontestuar, pra jo si kufi shtetëror. Ndërsa termi “dëshiron” në praktikë u pa që ishte një detyrim në pikat kufitare me Serbinë. Në to qytetarëve edhe zyrtarëve nga Kosova ua hoqën targat dhe ua mbuluan simbolet e shtetit të Kosovës”, tha Dërguti.

“Për ta saktësuar edhe marrëveshjen e 14 shtatorit të 2016 që në thelb nuk ndryshon nga ajo e 2 korrikut 2011 duhet t’i bëjmë me dije qytetarëve të Kosovës se qeveria ka rënë dakord që: 1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letërngjitëse të bardha; 2. Ky sistem me letërngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016. Pra, targat provuese nuk po hiqen, siç thuhet, për të dyja palët sepse kanë qenë të zbatueshme vetëm nga pala e Serbisë për targat “RKS”. E dyta, prapë kjo marrëveshje nuk është reciproke sepse ky regjim i mbulesës së simboleve të Serbisë nuk vlen për serbët e Kosovës. E treta, pse duhet që të vazhdohet edhe për 5 vite të tjera lëshimi i targave me shenjën “KS”?”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti

Dërguti tha po ashtu se në këtë marrëveshje s’është arritur dakordimi që të mos ketë më targa të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë me inicialet e qyteteve të Kosovës, si KM, etj, të cilat aplikohen kryesisht në veri të shtetit tonë.

Sipas saj, aktualisht në Republikën e Kosovës janë katër lloje të targave me të cilat qarkullohet, ato ligjoret RKS pa të cilat ne si qytetarë penalizohemi po të mos t’i kemi me rregull, janë ato “KS” nga koha e UNMIK të cilat i do ende Serbia, janë “PROBATION” dhe targat e strukturave ilegale të Serbisë”.

“Këta që çdo ditë e kanë gojën plot me shtet dhe institucionalizëm kanë prodhuar këtë situatë aspak të lakmueshme për çfarëdo lloj të shtetit. Nga ana tjetër negociatat me Serbinë në çfarëdo niveli duhet të ndalen. Tashmë është vërtetuar plotësisht se këto negociata kanë dëmtuar Kosovën dhe kanë ndihmuar edhe ende po e ndihmojnë Serbinë për të ecur përpara në proceset integruese. Kjo ecje e Serbisë po bëhet në kurriz të Kosovës falë qeveritarëve “Pronto”. Marrëveshja e 14 shtatorit është e turpshme si çdo marrëveshje që ka sjellë qeveria “Pronto” nga Brukseli këto 5 vite”, përfundoi Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img