26,04,2024

Vuçiq porosit Kosovën: Më mirë të bisedojmë për 100 vjet se të luftojmë

Must Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tejkalimi i ngërçit në dialog është shumë larg.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe sot ka folur në lidhje me bllokimin e dialogut.

Siç shkruan televizioni publik serb, transmeton lajmi.net, Vuçiq ka thënë se kosovarët nuk po e dinë se çfarë duan nga dialogu e që sipas tij, për herë të parë Serbia e di se çfarë dëshiron.

Vuçiq, po ashtu ka thënë se zgjidhja e bllokimit të dialogut me Kosovën është shumë larg dhe se vazhdimi i tij varet nga Kosova dhe nga presioni i amerikanëve.

Vuçiq po ashtu për herë të parë ka treguar se cila ishte porosia e deputetëve të Bindestagut Gjerman.

Sipas tij, Peter Bauer nga CDU dhe Christian Schmidt i CSU-së, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë, janë deputetë me ndikim dhe se sipas tij, mesazhi i tyre për demarkacioni-ndryshimin e kufijve është i qartë, pasi që ata e njohin Kosovën si shtet krejtësisht të pavarur.

“Kur ju thoni dikujt se janë kundër idesë së demarkacionit, shtoni përtej kësaj. Ata janë për Kosovën në tërësi, pra për Kosovën e pavarur”, shpjegon Vuçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Duke komentuar mesazhin e tyre kundër ndryshimit të kufijve, Vuçiq tha se për Serbinë kjo nuk është problem, pasi që siç us hore ai, edhe me Kushtetutë Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk ka problem, Kosova është Serbi, kështu është edhe në kushtetutën tonë”, u shpreh Vuçiq.

Sipas tij, ideja e korrigjimit të kufijve mund të jetë një ide që çon në një zgjidhje, por që siç u shpreh Vuçiq, nuk ka asgjë të qartë.

Ai po ashtu ka shpjeguar se si disa vende të ndryshme të botës kanë arritur që të gjejnë zgjidhje për kufijtë dhe sipas Vuçiqit, edhe Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të bëjnë  një kompromis në lidhje me këtë.

Presidenti serb po ashtu ka folur edhe për unitetin e Serbisë në lidhje me Kosovën dhe për linjat e kuqe për këtë çështje.

“Unë mendoj se kosovarët nuk e dinë se çfarë duan dhe se serbët për herë të pare e dinë se çfarë duan. Mendoj se kosovarët bëjnë gabime që kemi bërë në fillim të viteve 1990”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq po ashtu e porositi Kosovën se më mirë është të flasim për 100 vitet e ardhshme se sa të luftojmë për një ditë.

“Çfarëdo që jemi, budallenj nuk jemi. Më mirë të bisedojmë për 100 vite se të luftojmë për një ditë”, u shpreh ai.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img