28,03,2024

Vuçiq: bombat nuk më frikësojnë, askush nuk ma ndalon vizitën në Kosovë!

Must Read

20494907905700c20e727e3573219146_v4_big

/E plotësuar/ Kryeministri i Serbisë Vuçiq ka thënë sot para serbëve të Kosovës se “në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat serbe.

“Do të insistojmë në Bruksel… nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha… por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar Vuçiqi.

Ndërkaq, rreth orës 3 pas mesnate, është hedhur një granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti.

Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Salla po përgatitej për fjalimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili të dielën viziton Kosovën, më konkretisht në pjesën veriore.

Hoti ka deklaruar se siguria është ngritur në nivelin më të lartë dhe vizita e Vuçiqit vazhdon siç është planifikuar.

Vet Vuçiq theksoi se “bomba nuk më frikëson”.

Vuçiq nisi vizitën në Leposaviq, ku ai vizitoi objektet e Trepçës, dhe pastaj do të vizitojë veriun e Mitrovicës dhe komunën e Zubin Potokut.

“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”, ka thënë Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq para serbëve të tubuar që ta dëgjojnë Leposaviq, raporton Gazeta Blic.

Siç njoftojnë mediat serbe Vuçiqi në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.

Sot mediat serbe kanë raportuar që në Sallën ku ishte parashikuar të fliste Vuçiqi ishte vendosur një bombë. Nëse ky është inskenimi i radhës apo sa ka të vërteta në këto raportime mbetet të shihet./Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img