29,03,2024

Vucic: Serbia do ta ndihmojë Trepçën

Must Read

z_1459691306-9961699

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, është hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok. Nuk ka viktima në njerëz, ndërsa raportohet se është dëmtuar një veturë.

Në këtë sallë është paraparë që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajë një fjalim, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e siguron policia e Kosovës.

“Janë gjetur disa gëzhoja, për të cilat besohet se janë shkrepur nga arma automatike e personit tash për tash të panjohur”, ka deklaruar Besim Hoti.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka bërë të ditur se niveli i sigurisë është ngritur në shkallën më të lartë dhe se vizita e Vuçiqit po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar sot në mëngjes në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.

Ai u ka thënë serbëve të tubuar aty se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar”.

Vuçiqi ka theksuar se “Trepçës” do t’i ndihmojë aq sa Serbia do të ketë mundësi dhe i ka falënderuar të punësuarit për përkushtimin e tyre, siç është shprehur ai, “që gjithnjë e keni mbrojtur Trepçën dhe që gjithnjë keni dëshiruar të punoni në të”.

Sipas agjendës, Vuçiq ka vizituar spitalin në Veri të Mitrovicës, ku u prit nga punëtorët shëndetësorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img