27,04,2024

Vucic e pranon se s’mund të shkojë në Kosovë pa lejen e Prishtinës

Must Read

Ai madje ka deklaruar se këtë mund ta bëjë edhe pa lejen e Qeverisë së Kosovës, por se mendon se “nuk do të kishte kuptim” dhe nuk dëshiron që të “nxis probleme për serbët” e Kosovës.

Këto deklarata, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, Vuçiq i bëri gjatë përurimit të stadiumit në Novi Pazar, duke theksuar se “në Kosovë mund të hyjë përmes vendkalimeve alternative”.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se Beogradi s’hiron që ai proces të vazhdojë por se “pala tjetër vetëm kërkon arsye dhe justifikim që kjo të mos ndodhë”.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kthyer sërish çështjes së Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk e kupton pse “presidenti i Kosovës insiston dhe i ngutet kaq shumë për formimin e të ashtuquajturës ushtri”.

Në pyetjen se a pret ndihmë nga BE-ja rreth tentimit të Kosovës që t’i regjistrojë në pronësi të Kosovës pronat e paluajtshme të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, Vuçiq tha se kjo nuk është çështje e ndihmës por “është koha që edhe BE-ja të sqarojë nëse ka diçka të vërtetë apo jo, rrjedhimisht nëse dikush e ka shkelur marrëveshjen apo jo”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img