26,04,2024

Vrasje në Dukagjin për shkak të pronës

Must Read
Foto-ilustrim

Viktima është shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç, banues në fshatin Gjuraj dhe nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Sipas policisë, dyshohet se autorë të kësaj vrasje janë dy personat Luvigj Bludaj 31 vjeç dhe Çesk Bludaj 37 vjeç, banues në fshatin Gjuraj, të cilët sipas policisë kanë lidhje familjare dhe janë nip e dajë.

Në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër, si dhe dy grupe te FNSH Shkodër. Forcat e policisë kanë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve, shkruan TCH.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake shkak për këtë ngjarje është një konflikt për çështje pronësie mes viktimës dhe autorëve, të cilët po sipas policisë, pak çaste para krimit janë parë së bashku duke konsumuar pije alkoolike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img