26,04,2024

Vrasja në Gjakovë, arsyetohet policia: Vëllau u deklarua për kujdesjen e viktimës dhe pesë fëmijëve

Must Read

Në konferencë u tha se viktimës i është ofruar strehim, por nuk ka pranuar.

“Në orën 15:00 ankuesja, tani viktimë, bashkë me vëllëzërit ka hapur rast ‘kanosje’, pasi ka njoftuar se më sms është kërcënuar nga bashkëshorti. Hetuesit e kanë kërkuar personin në fjalë, përfshirë  edhe në shtëpinë e tij në fshatin Bitesh. Disa herë është provuar të kontaktohet edhe përmes telefonit.  Me rastin e paraqitur me 7 gusht, viktima nuk ka kërkuar mbrojtje as strehim, derisa është hapur vetëm rast kanosje për sms-t”, ka thënë Hasi.

Më pas Hasi ka treguar rrjedhën e ngjarjes që ka marrë policia të martën rreth orës 21:00, arrestimin e të dyshuarit dhe gjetjen/konfiskimin e armës.

Ai ka thënë se është duke u hetuar rasti bashkë me prokurorinë e shtetit dhe se është njoftuar edhe inspektorati policorë për të gjitha veprimet.

Ndërkohë, prokurori Armend Zenelaj ka deklaruar se seanca dëgjimore për këtë rast do të mbahet kur të dyshuarit t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

E Agim Pula nga zyra për mbrojtjen e viktimave, u shpreh se i kanë ofruar strehim viktimës por ajo nuk ka pranuar, me arsyetimin se është e strehuar tek vëllezërit e saj.

“I është ofruar edhe strehim po viktima nuk ka pranuar. Vëllai i saj është deklaruar se ai do ta mbikëqyr motrën dhe pesë fëmijët e saj”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img