Lajme

Votohet pro paditjes së presidentes braziliane


Publikuar më:


braz

Dhoma e Ulët e Kongresit brazilian ka miratuar nisjen e procedurave për paditjen e Presidentes së vendit, Dilma Rousseff nën akuzat për maniplimin e llogarive të qeverisë.

Kampi pro paditjes së saj fitoi lehtësisht dy të tretat e votave në sallë pas një seance të gjatë.

Mocioni tashmë do të dërgohet në Dhomën e Lartë të Kongresit, cili pritet që të pezullojë nga detyra presidenten muajin e ardhshëm, derisa të zhvillohet gjyqi.

Rousseff mohon akuzat se i ka përdorur llogaritë shtetërore për të ndihmuar në rizgjedhjen e saj në postin e të parës së vendit në vitin 2014.

Partia e Punëtorëve që është në pushtet ka premtuar se do të vazhdojë luftën për ta mbrojtur kryetaren e këtij vendi “në rrugë dhe në Senat” raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Comments
To Top