26,04,2024

Votohet buxheti për vitin 2019

Must Read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar projekt-buxhetin për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Ligjvënësit kosovarë buxhetin për vitin aktual e kanë votuar me  65  vota, pas një seance maratonike që ka nisur në orën 11:00, ku dhe janë votuar edhe ligji për pagat dhe ai për dialogun me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate, e cila kushtëzoi votën pro buxhetit me shkarkimin e ministrit nga radhët e Listës Serbe.

Projektligjin në fjalë e ka kundërshtuar partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti konsideron se projektligji po thellon pabarazinënë vend.

Sipas LDK-së projektligji për Buxhetin, ai për Dialogun dhe Pagat në sektorin publik janë shembujt më të mirë se kjo pakicë qeverisëse e ka jetike mbetjen në pushtet duke shkelur të gjitha parimet.

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa poashtu ka potencuar se koalicioni është i varur nga kushtëzimet joparimore të PSD-së dhe në mënyrë indirekte nga Lista Serbe.
Buxheti për vitin 2019, është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img