14,07,2025

Volejboll: KV Ferizaj fitues i derbit lokal në Ferizaj

Must Read

Këtë të shtune në Ferizaj është luajtur  derbi i radhës në volejboll ndërmjet  KV Luboteni  dhe KV  Ferizaj, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në Volejboll në sezonën pranverore.

Pas një paraqitje të mirë nga dy klubet ferizajase  KV Ferizaj  doli fitues i këtij derbi lokal duke fituar me rezultat  3:2 në seta.

Rezultatet sipas setave :  KV Ferizaj : KV Luboteni ( 14 :25, 25:20, 25:19, 19:25, 15: 13)

Edhe kryesia e klubit Luboteni kanë uruar fituesin e këtij derbi lokal dhe këtë e kanë cilësuar  si lojë të mirë dhe vërtet  më epitetin e një derbi lokal.

“Sonte Luboteni jonë dështoj të marr fitore në ndeshjen derbi kundër rivalit tonë lokal Kv  Ferizaj. Ishte kjo një lojë që meritojë epitetin e derbit. Ju urojmë fitoren rivaleve tanë, ndërsa çunat tanë kanë kapacitetin , përvojën dhe vullnetin për tu kthyer edhe më të fortë në vazhdim të kampionatit , e në veçanti në play off dhe në garën për Kupë. Falënderojmë te gjithë mbështetësit dhe tifozët te klubit tone! Kryesia e klubit!” thuhet në komunikatën e KV Luboteni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img