24,04,2024

Vllasi: Po të mos ishte Fadil Hoxha, shqiptarët kishin me u deportu nga Kosova si gjermanët e Vojvodinës!

Must Read

vllasi-serbia-nuk-mund-ta-ndal-euml-krijimin-e-asociacionit-n-euml-lugin-euml_hd

Zakonisht kur kemi pervjetore, qe na kemi shume te tilla, bisedojme per tema historike. Fadil Hoxha ka qene komunist, ka qene i perkushtuem ne çashtjen e shqiptareve, ai ka veprue ne rrethana te randa lufte. Po mos te ishin partizanet e Fadil Hoxhes e organizata e partizaneve ku kishin me qene sot shqiptaret. Keshtu tha i ftuemi ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, Azem Vllasi, ish-politikan, tash avokat.

Simbas tij mbas Pleniumit te katert te gjitha ato qe jane arrite, u arriten fale Fadil Hoxhes e bashkepunetoreve te tij.

“Ishte per shume vjet perfaqesues i Kosoves ne dy presidencat jugosllave, ka qene shume i perkushtuem”, tha Vllasi.

“Raportet e mia kane qene korrekte, e kam pase nji respekt per faktin se edhe baba jem me ka fole per Fadil Hoxhen. Gjithmone kam pase raporte korrekte”, tha Vllasi kur u pyet se si i ka pase ai raportet me Hoxhen.

“Ka qene propagande tamam ne stilin e propagandes”, tha ai lidhun me lajmet e mahershme se Fadil Hoxha asht tradhetare, dhe se me ane te tyne po zgjatet nji dore e Serbise.

“Une mendoj qe Fadil Hoxha kur te mirren baticat e zbaticat ai e ka nji vend te merituem pozitiv ne historine tone, prandaj duhet nji lloje mirenjohje.

Jam i çuditun se qysh ne Gjakoven e Fadil Hoxhes s’asht asnji rruge me emnin e tij”, tha ai rreth nismes per Hoxhen ne vend.

“Histori bardh e zi nuk ka, as te na nuk mundet me qene”, tha nder tjera ai tue fole per Hoxhen.

“Vetevendosja asht organizate revolucionare, ajo i ka parimet e synimet e veta nuk ban as me AAK’n e as me Nismen. Nese e merr vet pushtetin mire… me koalicion nuk mundet ajo. Megjithate mbetetet nji opozite serioze, se une gjithe kam thane se pa VV’n s’ka pase opozite”, tha nder tjera tue fole rreth tri partive opozitare AAK, Nisma per Kosoven dhe Vetevendosje.

Edhe qeta qe jane ne skenen politike i ka hargjue koha. Nuk e di, as po as jo, e mbasi ti me pyete i pari .. ty kam me te kallxue te parit nese kthehem ndonjihere – ishte pergjigjja e Vllasit kur u pyet nga Jupolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img