26,04,2024

Vizitohen vendet e trashëgimisë kulturore

Must Read

Njohës të trashëgimisë kulturore, qytetarë dhe zyrtarë komunalë në kuadër të ditëve të kulturës që po mbahen në Ferizaj kanë vizituar sot disa lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore duke filluar nga Mulliri i Selman Beut në fshatin Jezerc.

Me këtë rast u tha se Ferizaj është një vendbanim i hershëm e shumë i pasur me artefakte por ka munguar një kujdes më i madh në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ilir Bytyqi përgjegjës për muze dhe trashëgimi në komunën e Ferizajt pohon se ka nevojë për një koordinim mes nivelit lokal dhe atij qendror në mënyrë që ruajtja e këtyre vendeve të jetë më efikase.

Edhe qytetari Rrahim Qazimi i cili është një pasionant i natyrës thotë të ketë parë shumë vende nëpër malet e Jezercit për të cilat ende nuk dihet se çka janë ose çka kanë qenë. Ai bën thirrje edhe për investime më të qëndrueshme nëpër lokalitetet e trashëgimisë kulturore.

Një vend thuajse tërësisht i paeksploruar është edhe mozaiku në fshatin Nerodime i cili flet për një vendbanim të lashtë. Nga themelet e kësaj kishte thuhet se është marrë një element i rëndësishëm dhe është dërguar në Beograd për të pamundësuar analizimet e mëtutjeshme të lokaliteti të vjetër.

Ndërkaq drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Feriat premtoi një kujdes më të madh në këtë fushë gjatë viteve të ardhshme ku do të ketë edhe ndarje buxheti.

Në kuadër të vizitave të bëra sot ky ekip vizitoi edhe mullirin e Nikës i cili është i vjetër mbi 500 vjet. Përgjatë rrjedhës së Lumit Nerodime thuhet se dikur kanë qenë 52 mullinjë nga të cilët vetëm 4 janë funksionalë.

13321966_1184849991549822_1151897831873078332_n 13335914_1184849958216492_4874472278358071342_n 13332907_1184849911549830_6480349507399550659_n 13269286_1184849914883163_4625850015313412505_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img