28,03,2024

Vitin e ardhshëm digjitalizohet arkivi kadastral

Must Read

Pasditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, pritën në takim, drejtues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me ç ‘rast temë e diskutimit në këtë takim ishin finalizimi i sistemit të adresave dhe digjitalizimi i arkivit të kadastrit.

Përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, njoftuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu se nga viti i ardhshëm pritet të filloj digjitalizimi i arkivit të kadastrit, përkatësisht azhurnimi i kadastrit të ndërtesave kurse në këtë vit do të mbyllet procesi i sistemit të adresave.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti dhe Esat Xani, ekspert i kadastrit nga ky agjencion theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët, shërbimin më të shpejt me dokumentet e kërkuara kadastrale si dhe lehtësimin e administratës komunale në ofrimin e këtij shërbimi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se këto nisma janë të mirëpritura për qeverisjen lokale dhe administratën komunale, paçka i konfirmoi gatishmërinë që të marr përsipër të gjitha obligimet nga niveli lokal, që dalin nga ky proces.

Sistemi i adresave, përkatësisht evidentimi i objekteve/ndërtesave dhe digjitalizimi i shërbimeve kadastrale janë parakushte për shërbime cilësore dhe efikase ndaj qytetarëve si dhe siguri e shtuar e dokumentacionit të ndjeshëm kadastral

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img