Lajme

Visar Ymeri: Listës i prinë Vetëvendosje, jo AAK-ja (Video)


Publikuar më:


Visar_Ymeri7

Visar Ymeri i Vetëvendosjes e ka përjashtuar mundësinë e një liste të përbashkët të partive opozitare në rast të zgjedhjeve. Thotë se në rast të një mundësie të tillë, bartëse e listës do të ishte Vetëvendosje dhe jo AAK.

“Natyrisht që edhe kandidati për kryeministër edhe renditja në një listë të përbashkët eventuale që po duket se s’ka gjasa të ndodhë duhet të bëhet në bazë të kritereve të dakorduara më parë, e këto kritere duhet ta marrin parasysh edhe fuqinë përfaqësuese të subjekteve që nuk është e barabartë, duhet ta marrin parasysh edhe qëndrueshmërinë dhe konsistencën e subjektit politik i cili prapë nuk është i barabartë. Lëvizja Vetëvendosje natyrisht si subjekti më i madh politik i opozitës së bashkuar duhet domosdoshmërisht të jetë prijëse në këtë drejtim’, tha Ymeri në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Comments
To Top