28,03,2024

Viktima në Malishevë kishte 30 mijë euro me vete, thotë vëllai i tij

Must Read

Xhavit Kelmendi ka treguar se, tashmë i ndjeri Enveri, ishte një person që merrej me këmbimin e parave dhe se në momentin kur është zhdukur kishte rreth 30.000 euro vlerë të parave me vete, para këto jo vetëm monedha euro, por edhe franga dhe të tjera.

Megjithatë, Xhaviti thotë se vëllai i tij nuk kishte probleme me askënd ndaj edhe nuk ka se në kë të dyshojë.

Xhaviti ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se njeriu i fundit që kishte pasur kontakt me të ka qenë një koleg i tij, i cili e kishte thirrur në telefon rreth orës 11:00 të dielën. Ai ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga telefoni i Enverit.

Pas kësaj, tashmë i ndjeri, nuk është përgjigjur në telefon edhe pse qasje ka pasur deri rreth orës 16:00.

Ndërsa policia në Malishevë kanë treguar për Orën e Fundit se ende nuk kanë të dyshuar, porse ajo që dihet është se në viktimën është përdorur forcë nga një mjet i fortë.

“Viktima është gjetur në makinë pa shenja jete. Trupi është dërguar për obduksion në Prishtinë. Dyshohet për vdekje të dhunshme, është përdorur forcë me mjet të fortë dhe rasti cilësohet si vrasje e dyshimtë”, ka thënë Halil Morina, komandat i Policisë në Malishevë.

Morina nuk ka mundur të tregojë nëse janë gjetur para në veturën e viktimës, apo jo, sepse “tashmë vetuar gjendet në stacionin e policisë në Gjakovë”.

Komandanti i policisë së Malishevës, që thotë se e ka njohur viktimën, ka deklaruar se ia ishte një njeri i respektuar në Malishevë dhe se nuk ka pasur precedent penal në polici.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img