02,07,2025

Vijon mbështetja nga Komuna, 12 biznese përfitojnë pajisje nga Fondi i Punësimit

Must Read

Projekti për pajisjen me aparatura dhe makineri të caktuara për bizneset prodhuese me qëllim fuqizimin e tyre në tregun vendor e synimet që të dalin në tregun e jashtëm po vijon. Sot, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, bëri shpërndarjen e pajisjeve për 12 biznese prodhuese, përfituese të skemës së mbështetjes në kuadër të Fondit të Punësimit.

Këto pajisje dhe gjithë ky projekt po vlerësohen me peshë të madhe në rritjen e prodhimtarisë së biznesit lokal si dhe operimit më të lehtë në treg. Kështu e vlerësoi drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi këtë nismë, ku ndër të tjera tha se kjo mbështetje për bizneset e vogla lokale do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Ditë më parë bashkë me kryetarin Aliu bëmë shpërndarjen edhe të një kontigjenti të pajisjeve për përfituesit e skemës së mbështetjes në kuadër të projektit “Fondi i Punësimit”. Ky ritëm po vijon edhe sot, ku kemi 12 biznese lokale përfituese të këtyre pajisjeve. Këto nisma të qeverisë lokale janë të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e biznesit të vogël e të mesëm. Gatishmëria e qeverisjes Aliu është që të vijoj me mbështetje si kjo por edhe zgjerimin e avancimin e saj në të ardhmen” tha ndër të tjera drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img