20,04,2024

Vihet gurthemeli i çerdhes për fëmijë në rrugën “Rexhep Bislimi”

Must Read

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore mbeten prioritete të qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu. Kështu, paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin Arton Gavazi, drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, pritën në vizitë ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me ç’rast u vu edhe gurthemeli i çerdhes për fëmijë në rrugën “Rexhep Bislimi” përkatësisht tek ish- Eurogoma, investim ky i Ministrisë së Arsimit në bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt.

Tejet të rëndësishëm e vlerësoi këtë projekt i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se me këtë projekt, Ferizajt po i shtohet edhe një institucion parashkollor, nga një sa kishte në fillim, gjersa tha se edhe pozicioni ky po ndërtohet ky institucion bën një balancë gjeografike mes institucioneve të tilla në qytet.

“Siç jeni të njoftuar, ne javë më parë, me ministrin Likaj, kishim nënshkruar një memorandum, pikërisht për ndërtimin e çerdhes, që sot vumë gurthemelin, e që do të përfundoj një projekt, një objekt i një rëndësie të veçantë. Është një projekt dhe objekt i një rëndësie të veçantë për vet faktin se është duke u ndërtuar tek ne, është duke u ndërtuar në Ferizaj, dhe Ferizaj tashmë si qyteti me shtimin mekanik të popullësisë ndër më të mëdhat në Republikën e Kosovës, por edhe një qytet që është duke pasur dinamikë dhe ritme të larta të zhvillimit, atraktiv për të jetuar sigurisht se duhet të përshtatet me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kemi parasysh faktin se Ferizaj ka trashëguar një infrastrukturë jo të bollshme sa i përket çerdheve publike në Komunë, dihet që ka qenë si qytet i madh, si Komunë e tretë përnga numri i banorëve me vetëm një çerdhe publike dhe më vonë i është bashkëngjitur edhe një tjetër me partneritet publiko-privat, por kjo sot paraqet një arsye të veçantë për arsyet që përmenda dhe falënderoj ministrin që ka ndarë mjetet e nevojshme për të filluar dhe përfunduar ky projekt sipas marrëveshjes që kemi bërë e që do të lehtësoj shumë prindër e qytetarë sepse është në një hapësirë shumë të madhe ku janë diku 2100 metra katror në këtë objekt me 14 klasë dhe dhoma për fëmijë, me gjithë hapësirat përcjellëse” tha mes tjerash Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Në anën tjetër, ministri Likaj, duke përgëzuar Ferizajn për këtë projekt që sot nisi, tha se të tilla projekte do të mbështeten në vazhdimësi, me qëllim promovimin e nxitjen e përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore.

“Bazuar në një memorandum mirëkuptimi që kemi nënshkruar së bashku në qershor, rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet parashkollore është një politikë qeveritare është edhe në planin qeverisës, po ashtu e paraparë edhe me planin strategjik të arsimit, sepse vet hulumtimet kanë treguar se sa më e gjerë që të jetë pjesëmarrja e fëmijëve sidomos në institucionet parashkollore, pret rezultatet e tyre për të qenë të dobishëm edhe profesionalisht për vetveten por edhe për shoqërinë. Kjo është në vazhdën e përpjekjeve tona për të financuar projekte të tilla” tha mes tjerash ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Projekti për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në rrugën “Rexhep Bislimi” është edhe një balancë gjeografike e shpërndarjes së institucioneve të tilla në zonën urbane, objekt ky që do të ketë 2100 metër katror sipërfaqe, me 14 dhoma mësimi për fëmijë, kuzhinën dhe hapësirat tjera përcjellëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img