25,04,2024

Vidhet dyqani në Kaçanik, pronarit i mbeti vetëm një pako cigare

Must Read

Një pako cigare është e tëra çfarë i lanë. Ndërkohë që të gjithë mallin tjetër ia morën nga zyra e tij.

Bardhyl Topojani nga Kaçaniku, ishte viktimë e një vjedhje që ndodhi mëngjesin e së hënës.

Këtë veprim e bënë dy persona të cilët me forcë hynë në marketin e Topojnit.

Ndërkohë dëmi që i është bërë ka vlerën e 10 mijë eurove.

E siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë, hajnat duket se nuk ishin për ngut.

I tërë procesi i kësaj vjedhje zgjati plot 17 minuta.

Ata sapo u futën në market ia mësynë zyrës së Bardhyl Topojanit.

Nga këtu dolën me çantën plot.

Por, nuk u mjaftuan me kaq.

Hajnat u kthyen përsëri por, duket se nuk gjetën më çfarë kërkuan.

Ndërkohë, Bardhyl Topojani tregon për dëmin që i është bërë.

Topojani thotë që i ka dyshimet e tij se kush ka mund ta kryej këtë vepër.

Përveç mallit dhe të hollave, sipas tij, hajnat ia morën edhe telefonin dhe disa gjëra të tjera me vlerë.

Ndërkohë, tani me rastin po merret Policia e Rajonit të Ferizajt.

Por, pavarësisht hetimeve që po ndodhin deri me tani për këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar transmeton T7.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img