28,03,2024

Vetëvendosje: Mjedrat e Svarqës që po e “helmojnë” Ferizajn

Must Read

“Orientimi i fermerëve në kultivimin e mjedrës në Komunën e Ferizajt është orientim profitabil që është dashur të përcillet me ndihmës e përgjegjësi institucionale. Por sikurse edhe në sferat tjera kryetari Muharrem Svarqa ka dështuar të jetë në krah të qytetarëve të Ferizajt”.

Kështu ka bindjen dega e Vetëvendosjes në Komunën e Ferizajt, që përmes një komunikate për media ka thënë se “papërgjegjësia e Komunës së Ferizajt në shpërndarjen e mjedrave me kancer për 50 fermer ka rrezikuar seriozisht fondin e mjedrës në Komunën tonë”.

“Mjedrat e shpërndara për 50 fermer rezultuan me kancer dhe si të tilla shkaktojnë demet ë konsiderueshme në fondin e sipërfaqeve, në kohen që ju merr fermerëve, në besimin në këtë veprimtari por edhe në dëmtimin e buxhetit publikë për këto lloj subvencionesh. Mjedrat që sillen kryesisht nga Serbia edhe në të kaluarën kanë rezultuar me sëmundje dhe kujdesi për to por edhe nga vendet tjera do të duhej të ishte i lartë. Lëvizja Vetëvendosje me kohë ka alarmuar se duhet bojkotuar produktet e Serbisë”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Mbjellja e mjedrave kërkon një investim të madh dhe në rast që këto fidanë qëllojnë me sëmundje atëherë edhe dëmet janë të pallogaritshme, thuhet në komunikatë.
“Përveç dëmeve financiare që shkaktohen, ekzistojnë edhe mundësitë e mëdha që sipërfaqja tokësore të infektohet dhe demet te jene edhe me të rënda për gjithë fondin e mjedrës së kultivuar. Nëse sistemi rrënjorë i mjedrës është infektuar me tumor atëherë përveç që bima shkatërrohet ajo len pasoja edhe tek sipërfaqja e tokës. Toka do ta humbas vlerën prodhuese për disa vite, varësisht nga lloji i bakteries infektuese”, thotë VV-ja. “Ne përmes këtij reagimi kërkojmë llogari nga kryetari Sfarqa për demet që po ju shkakton fermerëve të Ferizajt dhe bujqësisë në përgjithësi. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi ligjore e politike për këtë dëme që ju është shkaktuar 50 fermerëve nga Qeverisja e dështuar e Muharrem Sfarqes” thuhet në komunikatën lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje,Qendra në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img