24,04,2024

“Vetëvendosja ka synuar që të marrë gjithçka, por AAK-ja është e madh për t’u “përbirë”

Must Read

vetevendosje-kosovapress_5451

Ofertën për një koalicion dhe listë të përbashkët opozitare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata dëshironin të merrnin gjithçka për vete, ka thënë në nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Oferta jonë ka qenë e këtillë: Aleanca, Vetëvendosje dhe Nisma bëjnë një grupim të përbashkët, me kuota 40-40-20. Bartësi i listës ka qenë në plan që të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa numri dy në listë kandidat për kryeministër të vendit”, ka pohuar Gjini.

“Por, Vetëvendosja ka synuar që të marrë gjithçka, por ne jemi shumë të mëdhenj për të na ‘përbirë’ brenda”.

“Nuk mundet as Partia Demokratike e Kosovës sepse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shumë e madhe për t’i ndodhur kjo gjë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img