27,04,2024

Vetëm gjatë janarit u shqiptuan 4522 gjoba dhe 71 personave iu hoq patentë shoferi në rajonin e Ferizajt

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt brenda janarit ka shqiptuar 4522 gjoba në trafik e ka heqë 71 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve.

Gjatë këtij muaji, sipas Policisë janë raportuar 155 aksidente, 61 me lëndime e 94 me dëme materiale.
Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit Janar-2023 ka shqiptuar 4522 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 71 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe u ka vazhduar masën mbrojtëse edhe 25 shoferëve tjerë, që kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse.

Ndërsa, janë raportuar 155 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 61

– Aksidente me dëme materiale, 94

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë, për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img