06,07,2025

Veseli takon Hafsa Abdulla Al Ulama: Së shpejti do ta hapim Ambasadën në EBA

Must Read
Kadri Veseli

Sipas njoftimit nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, ambasadorja Hafsa Abdulla Al Ulama interesua për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe përgjithësisht për klimën e investimeve në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Kryetari Veseli potencoi funksionalitetin demokratik të Kuvendit të Kosovës dhe përmbushjen e misionit të tij sipas mandatit që ka. Veseli theksoi kushtet e favorshme që ka Kosova për të bërë biznes, duke veçuar edhe miratimin e Ligjit për investime strategjike, bazë kjo që tërheq investitorët e huaj.

Gjithashtu, Veseli e siguroi ambasadoren se Kosova shumë shpejt do ta hapë Ambasadën e vet ne EBA, e cila do të jetë adresë zhvillimit të interesave reciproke në shumë fusha të jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.

Ishte dakordim i përbashkët për të hulumtuar mundësitë e shkëmbimeve tregtare, si dhe atyre në fushën e shëndetësisë.

Në fund, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren për investimin e Qendrës Spitalore në Vushtrri, nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img