26,04,2024

Veseli propozohet për kryeministër të Kosovës

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në komunën e dytë më të madhe në Kosovë, në Prizren.

Nga ish-bastioni, ka nisur edhe fushatën  për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e bërë edhe propozimin për kryeministër të Kosovës.

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vetëm me PDK-në në krye të qeverisjes mund të rikthehet besimi më i madh i partnerëve ndërkombëtarë dhe i qytetarëve në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme PDK ka zgjedhur  Shaqir Totajn kryetar të Degës në Prizren, me unanimitet të plotë në Kuvendin zgjedhor ku ishin të pranishëm 434 delegatë. Po ashtu, delegatët kanë zgjedhur edhe 71 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues si dhe 40 delegatë për Konventën Qendrore të PDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img