19,04,2024

Veseli premton kompensim pë fermerët e Kaçanikut

Must Read

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vizituar fermerët në fshatin Nikaj dhe Dubravë të Kaçanikut, gjedhet e të cilëve janë prekur nga sëmundja gungore e lëkurës.

Pasi dëgjoi nga fermerët shqetësimet për sëmundjen e shfaqur tek gjedhët, kryeparlamentari Veseli, bëri apel tek institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për t’u dalur në ndihmë gjithë fermerëve si dhe angazhimin për pengimin e sëmundjes dhe masës së vaksinimit për kafshët, raporton EkonomiaOnline.

“Do të jemi afër shqetësimeve të qytetarëve tanë të bindur se institucionet përgjegjëse do të punojnë në terren që kjo gjendje në blegtori të ketë sa më pak pasoja. Dëmet e fermerëve do të kompensohen, qoftë me ndihmë financiare, qoftë me dhënien e gjedhëve të racës për fermerët e dëmtuar. Punoni, mos u zhgënjeni, do ta keni ndihmën institucionale”, ka thënë Veseli.

Ai ndër tjerash ka kërkuar që të vazhdojnë punën e tyre dhe t’i respektojnë rekomandimet profesionale që dëmet të jenë sa më të vogla.

“Ju lus që kafshët e sëmura t’i ndani nga ato të shëndosha, në mënyrë që sëmundja mos të përhapet më shumë. Pengimi i përhapjes së sëmundjes gungore te kafshët duhet të jetë prioritet edhe i fermerëve edhe institucioneve duke kryer vaksinimin e kafshëve”, theksoi Veseli pas vizitës tek fermerët Hidajet Guri dhe Naser Kamishi, të cilëve u kanë ngordhur disa krerë gjedhe nga sëmundja gungore e lëkurës.

Fermerët e dëmtuar e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe shfaqën besimin se do të ndihmojnë për ta tejkaluar sëmundjen tek gjedhet e tyre.

Gjatë kësaj vizite, Veseli ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi dhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

Ministri i Bujqësisë tha se do të vazhdojnë ti përkrahin fermerët për të rritur edhe më shumë kapacitetet e tyre, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të mbajnë kontakte me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe veterinerët për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga sëmundja gungore e lëkurës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img