26,04,2024

Veseli: PDK i ngjan diellit, energjinë e ka të pashterrshme

Must Read

kadri-veseli1

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se PDK-ja është në përgatitje të Konventës së PDK-së, njofton Klan Kosova.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar anëtarët e forumit të PDK-së duke theksuar se “energjia e tyre është e pashterrshme”.

“Në rrjedhën e punëve në prag të Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, sot mbajtëm takim në Këshillin Drejtues të saj. Faleminderit të gjithë anëtarëve të këtij forumi të lartë të PDK-së për diskutimet e tyre kreative dhe të gjithë anëtarëve e strukturave të Partisë për frymën e fuqishme mobilizuese që po sjellin.
PDK i ngjan diellit: energjinë e ka të pashterrshme. Për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Gjithmonë”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img