04,05,2024

Veseli: Opozita për tri vjet gati na qorroi me gurë e gaz lotsjellës

Must Read

Ai tha se më 11 qershor vetëm do t’i thonë po Fillimit të Ri, që për katër vite të punojnë për një Kosovë me perspektivë.

Kreu i PDK-së tha se kanë humbur tri vjet duke u marrë me çështje të kota në vend se të merren me ekonomi. Sipas tij, opozita për tri vjet gati i qorruan me gurë e gaz lotsjellës, derisa disa tjerë ishin të paguximshëm për vendimmarrje, raporton KP.

Veseli shtoi se fillimi i ri ka lindur pikërisht nga takimi me mijëra qytetarë. Sipas Veselit, 60 mijë vende të reja të punës mund të krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato.

Ripërsëriti se nuk mund të ecin përpara nëse 50 për qind e qytetarëve nuk iu jep mundësi, e ato janë gratë.

Veseli ritheksoi se koalicioni nuk është kundër askujt por për qytetarët dhe Kosovën perëndimore. Ndërsa, kryetari PDK-së në Klinë, Sokol Bashota tha se 11 qershori do t’i hap shtigje të reja vendit me platformën e Fillimit të Ri.

Ai tha se PDK në Klinë ka fituar qe dhjetë vite rresht, e fituese në gjithë Kosovën do të jetë edhe më 11 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img