28,03,2024

Veseli ngushëllon familjen e Heset Cakollit

Must Read

Kryekuvendari Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Cakolli pas ndarjes nga jeta të Heset Cakollit ish-deputet në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës.

Në telegram ngushëllimin e Veselit thuhet së Cakolli ishte njëri ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, dhe se ka dhënë një kontribut të çmuar në kohën kur ishte deputet.

Telegrami i plotë i Veselit:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Heset Cakollit, ish deputet në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës.

Familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Heset Cakolli është një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, aktit më të lartë politik, me të cilin u realizuan synimet shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi.

Përveç kësaj, Heset Cakolli ka dhënë një kontribut të çmuar në Legjislaturën e Tretë të Kuvendit të Kosovës, e cila nxorri ligjet e para të shtetit të pavarur të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi për të

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img