28,03,2024

Veseli merr meritat: Ligji i Pagave me rritjen për punëtorët shëndetësorë kalon në janar

Must Read

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka konfirmuar se pagat e profesionistëve shëndetësor do të rriten. Këtë e ka bërë të ditur në një takim me zyrtarët e sindikatave dhe me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Veseli i shoqëruar nga ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza u kanë konfirmuar krerëve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës se në seancën parlamentare në fillim të 2019 do të vuloset rritja e pagave për personelin shëndetësor.

“Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave.

Këtë lajm të mirë ia konfirmova Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, në një takim të përbashkët që patëm sot me Ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza”, ka shkruar Veseli.

“Ligji parasheh ndryshim të pagave në sektorin e shëndetësisë si asnjëherë më parë.Përveç kësaj, do të investojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, në mënyrë që edhe personeli shëndetësor, edhe qytetarët, të kenë trajtim të dinjitetshëm. Shëndetësia është prioritet yni”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img