29,03,2024

Veseli: Me ligj e me statut, Trepça përgjithmonë do jetë e Kosovës

Must Read

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Gjigantit metalurgjik Trepça, pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj, përcjell Telegrafi.

“Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Veseli.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img