25,04,2024

Veseli mban premtimin, bënë me kabinet të informatikës gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.29.09.2016. Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,Kadri Veseli gjatë vizitës së fundit që i bëri gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj kishte premtuar se në afat prej dy javësh do ta bëjë këtë shkollë me kabinet të informatikës.
Veseli e realizoi këtë premtim dhe këtë të enjte ka sjellë kësaj shkollë pajisjet për kompletimin e kabinetit të Informatikës.

Veseli me këtë rast tha se kjo është vetëm një simbolikë pasi duhet të gjitha shkollat të kenë kabinete të informatikës.

“Gjatë vizitës së fundit që i bëra këtij gjimnazi ishte shumë e dhimbshme të dëgjosh se një shkollë me shumë suksese nuk ka kabinet të informatikës. Kjo është dhuratë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe është vetëm një simbolik pasi çdo shkollë në Kosovë duhet të pajiset me kabinete të informatikës” tha Veseli.

Por si duket më së shumti këtë e ka vlerësuar  profesori i Informatikës Kenan Berisha.

“Është një hap i cili munëdëson nxënësve që praktikisht  të njihen me lëndën por është një ndihmesë e madhe për personelin arsimorë pasi deri më tani  ishte shumë vështirë të mbahej vetëm ana teorike e kësaj lënde ku dihen arritjet e teknologjisë kohëve të fundit” tha Berisha

Sara Jashari kryetare e klasës XII-3 tha se më në fund lënda e informatikës po merr kuptimin e sajë.Përmes kabinetit që na ka siguruar Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nxënësit e shkollës sonë do të kenë mundësi që ate që e mësojnë ne teori ta shohin praktikisht.

Drejtoria e shkollës me këtë  rast i ka ndarë një mirënjohje Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli,në shenjë falënderimi.

14513710_1139227569457488_70632369_o 14522096_1139227592790819_285808763_o 14537054_10208768798995647_1957459270_o 14489683_10208768802595737_862703490_o

14528432_10208768339104150_1261745435_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img