25,04,2024

Veseli kërkon më shumë kundërkandidatë për të parin e PDK-së

Must Read

kadri-veseli1

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë.

“Veseli gjatë ditëve në vijim do t’i takojë kryetarët e degëve të partisë në tërë Republikën e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Ai ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas një viti e gjysmë.

“Në Kosovë nuk ka zgjedhje edhe për një vit e gjysmë, koha kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2018. Moment i rëndësishëm për të gjithë t’i respektojmë këto mandate të plota”, ka theksuar Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img