27,04,2024

Veseli kërkon mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë menjëherë të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit t’i ndërmarrin të gjitha masat.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të lejojë që të rinjtë dhe gjithë shoqëria të bien viktimë e mashtrimeve që ndodhin në lojëra të fatit e në kazino.

“Fati i qytetarëve tanë nuk është kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik, për të cilin përgjegjës janë institucionet e Republikës së Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img