26,04,2024

Veseli- Fajonit në telefon: Procesi i vizave të përfundojë sa më shpejtë

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me raportuesen për liberalizmin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se i ka përsëritur qëndrimin e tij që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera.

Gjatë kësaj bisede Fajon sipas Veselit ka përsëritur gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh.

Postimi i plotë:

Sot pata një bisedë telefonike me Znj. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, lidhur me përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe çështjet të cilat kërkojnë përkushtim institucional në raport me këtë proces. Unë e përsërita qëndrimin tim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera. Znj. Fajon përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh. Shfrytëzova rastin të falënderojë Parlamentin Evropian për miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme. Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes së Parlamentit Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe inkurajim për institucionet e Kosovës. Parlamenti Evropian mbetet aleat yni dhe do të vazhdojmë përkushtimin për realizimin e planit tonë të përbashkët.K.V.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img