05,05,2024

Verës sa s’u mbytën, tash po ngrijnë nga i ftohti – lagjet e përmbytura të Shkupit (Foto/Video)

Must Read

Kryefamiljari Nazifi, thotë se para pak kohësh është kthyer nga konvikti, me qëllim që dimrin ta kalojë në shtëpinë e tij, por problemet vetëm se i janë shtuar.

“Kemi ardhur prej tri javësh këtu, vëllezërit e mi janë ende në konvikt, ne e rrethakuam pak oborrin të mbrohemi nga i ftohti. Tani është dimër, bie borë, ndërsa ne s’kemi dru për ngrohje, ja këto dru i kemi çka janë në oborr. Brenda e kam rregulluar vetëm një dhomë, ndërsa jemi gjashtë anëtar, rrimë krejt aty se dhomat tjera janë të pa rregulluara”, u shpreh Nazif Rushiti, banor i Kamnikut.

Fatin e njëjtë po e përjeton edhe familja Miftari nga Hasanbegu. Ramadan Miftari, me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij jetojnë në shtëpinë e dëmtuar nga përmbytjet, e cila ende është pa dyer e dritare.

“Kemi arrit që dy dhoma t’i rregullojmë që sado pak ta kalojmë dimrin Brenda. Këtu jemi në dhomën e parregulluar shpresojmë në pranverë të bëjmë diçka. Dy muaj kemi qëndruar tek të afërmit në Haraçinë, ndërsa tash jetojmë këtu. Ngrohemi me dru, ndërsa fëmijë të vegjël nuk kemi. Për momentin kemi dru, kalojmë disi. Dimri e bën të veten. Është shumë ftohtë, dy javë radhazi tepër kemi ndjerë të ftohtë, edhe nuk e dimë se si do kalojmë, por kemi shpresa”, tha Ramadan Miftari, banor i Hasanbegut.

Pavarësisht se të dy familjet kanë marrë dëm shpërblim nga komisioni për kompensimin e dëmeve, ata janë të pakënaqur me shumën e pranuar, e cila sipas tyre nuk iu ka ndihmuar të rregullojnë as 10% të demit të shkaktuar. Ata kanë kërkuar disa herë ndihmën e shtetit për normalizimin e kushteve për jetë, por askush deri tani nuk i’u ka dal në ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img