27,04,2024

Ventura me deklaratë të papritur për Shqipërinë

Must Read

“Atë ditë do të më pëlqentë ta shikoja stadiumin plot. Kur luaja dhe kam ardhur në Palermo si kundërshtar kam hasur gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte gjithmonë i mbushur plot e për plot. Do të ishte dicka e bukur që publiku të na ndihmonte, pasi ajo e Palermos është ndeshja më e vështirë e grupit. Nëse nuk mposhtim Shqipërinë, bëhet e vështirë të shpresojmë që të kalojmë si të parët e grupit, pasi edhe një fitore ndaj Spanjës nuk do të na bënte punë. Ja pse e konsideroj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e dy vjeçarit”, deklaroi Ventura.

 “Qartë dhe pastër, De Biasi dhe kuqezinjtë do të gjejnë përballë një skuadër të motivuar maksimalisht me Venturën që shpjegon edhe pse Federata Italiane e Futbollit zgjodhi Palermon si vendin ku do të zhvillohet ndeshja”.

“E luajmë këtu, pasi Palermo ka dhënë gjithmonë prova të një afeksioni të madh në drejtim të Kombëtares. Kemi nevojë për shtysën e Palermos, duke shpresuar që ndeshja e Italisë të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që po përjeton një periudhë jo të lehtë”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img