29,03,2024

Vendosen ekranet për mësim në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt

Must Read

Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi bashkë me të parin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani morën pjesë sot në inaugurimin e projektit për furnizimin me bordet inteligjente në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt, projekt ky që është realizuar me ndihmën e Programit të Stabilizimit të Komunitetit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Drejtori Llabjani me këtë rast tha se ky investim, është një risi në shkollat e Ferizajt, duke digjitalizuar procesin mësimor, e që veçanërisht do t’i shërbej nxënësve dhe mësimdhënësve tashmë gjatë zhvillimit të procesit mësimor gjatë pandemisë COVID-19. Ai shtoi se Komuna e Ferizajt ka synim që të zgjeroj këtë tip të projektit edhe në shkollat tjera që të modernizohet e digjitalizuar procesi mësimor, tash kur mirëfilli dihet se Komuna e Ferizajt ka në punë edhe zhvillimin e ditarit digjital, hap ky me rëndësi të madhe për modernizimin e arsimit ferizajas.

Tutje, në emër të donatorit, Nebojša Tasevski tha se ky projekt është tregues sesi me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe në dobi të nxënësve, arrihen nisma të tilla që i shërbejnë si model jo vetëm shkollës pore dhe gjithë arsimit lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img