25,04,2024

Vendosë Dega e LDK-së në Ferizaj. Sibel Halimi kandidate për kryetare të Ferizajt

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sibel Halimin, si kandidate për kryetare të Ferizajt.

Kjo u bë e ditur nga dega e LDK-së në Ferizaj

“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen  e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes  Demokratike të Kosovës.

Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve.

Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër.

Me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithëherë edhe një histori të re.

Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar.

Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat  e saj jan mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm ferizajasit. Na priftë e mbara!” thuhet në komunikatën  e LDK-së në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img